23.8 C
Prizren
E martë, 9 Gusht, 2022

MASh-i tre maturantëve me Coronavirus ua mundëson testim pas shërimit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), do t’u mundësojë tre maturantëve që të hyjnë në test pas shërimit nga Coronavirusi, pasi që ditë kur është mbajtur testimi ata ishin paraqitur se janë të infektuar me këtë virus.

Gëzim Berisha, kryetar i Këshillit Shtetëror të Maturës, ka sqaruar se tre maturantë nga Gjakova, Deçani dhe Gjilani janë paraqitur se janë të infektuar me virus.

Sipas tij, nëse ata shërohen deri në afatin e dytë do të hyjnë në test, mirëpo nëse ndodh e kundërta atëherë për ta do të organizohet një ditë e veçantë e testimit.

“Ndërsa sipas informatave i kemi 3 raste me Coronavirus nxënës që janë paraqitur një në Gjakovë, një në Deçan dhe një në Gjilan, ku për këta nxënës ne po planifikojmë se në rast se shërohen deri në afatin e dytë të marrjes së vendimit nga Komisioni Shtetëror i maturës do të caktohet data për mbajtjen e testit të dytë të maturës shtetërore”, tha ai per EO.

“Nëse shërohen këta tre nxënës hyjnë në afat të dytë mirëpo nëse nuk shërohen atëherë për këta nxënës do ta bëjmë një organizim të veçantë dhe nuk do t’ia humbim të drejtën në test këtyre nxënësve”, u shpreh ai.

Ai shtoi se asnjë nxënës nuk do ta humbas të drejtën e hyrjes në testin e maturës.

“Për të gjithë nxënësit të cilët e arsyetojnë në një formë apo tjetër që s’kanë mundur të hyjnë në testin e parë organizohet testi i dytë i maturës shtetërore çdo herë në përputhshmëri me afatet e regjistrimit që janë në universitete. Asnjë nxënësi nuk do t’i humbet e drejta e hyrjes në test”.

“Më herët kemi mbajtur edhe një test të maturës shtetërore për kandidatët të cilët janë regjistruar në universitetet jashtë vendit dhe për shkak të gjendjes me Coronavirus është dashur të udhëtohet më herët. Është kërkuar që të kenë një certifikatë të testit të maturës shtetërore. Ne e kemi organizuar atë test dhe 103 nxënës e kanë kaluar këtë test dhe kanë ndjekur rrugën e tyre”, shtoi ai.

26 699 maturantë, në të gjithë vendin i janë nënshtruar testit të maturës më 29 gusht, përderisa rezultatet do të publikohen të hënën.

“Gjithsej nxënës të cilët e kanë bërë paraqitjen e testit të maturës shtetërore kanë qenë 26 mijë e 699 nxënës. Të gjithë këta nxënës e kanë bërë paraqitjen në kohë për testin e maturës si kandidat për hyrjen në test. Ndërsa se sa kanë hyrë në testin e maturës ne do të dalim me të dhëna pasditen e së hënës me rezultatet, statistikat dhe përqindjet më të plota për arsye se janë duke ardhur nga qendra të gjitha rezultatet të cilët e kanë bërë të mundur realizimin e maturë shtetërore, kur Divizioni për Vlerësim dhe Standarde është duke kryer punën e tij dhe diku në 64 qendra ende nuk është bërë kontrollimi i tyre”, shtoi Berisha.

Ai bëri të ditur se me përfundimit e testit të maturës, nëse nxënësit nuk janë të kënaqur me rezultatet, kanë të drejtë ankese.

“Pas përfundimit të testit të maturës, rezultatet përfundimtare pritet të dalin me 7 shtator, ndërsa pas kësaj date kemi kohën e ankesave prej 8, 9 dhe 10 shtator dhe pas shqyrtimit të këtyre ankesave do të dalin edhe këto rezultate me 14 shtator kur ne realisht e dimë se sa nxënës në total e kanë kaluar testin e maturës shtetërore dhe sa nuk kanë mundur që të kalojnë në pjesën e dytë të testit të maturës shtetërore”.

Berisha tha se për 24 nxënësve do të anulohet testi i maturës shtetërore, raporton Eo.

“Ditën e mbajtjes së testimit kemi qenë si një grup i task-forcës sepse jemi marrë tërë ditën me monitorimin e tyre. Në dallim prej viteve të tjera që është bërë publikimi këtë vit i kemi 24 persona ku kemi marrë masa dhe i kemi thirrur të gjithë koordinatorët komunal, komisioner nëpër qendra të caktuara dhe kemi gjetur se prej cilës qendër ka kryer monitorimin, dhe janë marrë masa dhe për ata nxënës do të anulohet testi i maturës shtetërore dhe do të merren masa”.

Më Shumë

Vetaksident në dalje të Malishevës, pesë të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Malishevës. Si pasojë pesë persona janë lënduar, njëri nga ta ka lëndime më të rënda. Lajmin e ka dhënë,...

?7 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015 votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Ishin 82...

Lajmet e Fundit