“Mashtrues, e zhgënjeve botën e boksit” – fjalosje plot mllef mes Joshuas dhe Fury

Anthony Joshua e quajti mashtrues Tyson Furyn në një fjalosje plot mllef me bashkatdhetarin e vet në rrjetet sociale, pas lajmit se lufta e shumëpritur në kategorinë e rëndë mes tyre mund të dështojë.

Joshua dhe Fury arritën marrëveshje ditë më parë dhe u dukën plotësisht të gatshëm për meçin e shumëpritur për kampionin e padiskutueshëm të botës në gusht, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, gjykata e arbitrazhit në SHBA doli me vendim se Fury duhet së pari të përballet me Deontay Wilderin, pas ankesave të amerikanit.

Pasi e mori lajmin se meçi mes tij dhe Fury po dështon, Joshua i reagoi ashpër bashkëvendësit të vet britanik, duke e akuzuar për mashtrim.

“Ti e ke zhgënjyer botën e boksit. Ti i gënjeve dhe i zhgënjeve adhuruesit. E përdore emrin tim për ndikim jo për të luftuar”, shkroi Joshua në rrjetet sociale.

Fury i reagoi pa humbur kohë dhe i kërkoi luftë pa dorëza.

Ekipet e dy kampionëve të botës nga Britania e Madhe u përfshinë në bisedimeve të gjata për ta siguruar atë që është vlerësuar si lufta më e madhe në kategorinë e rëndë të boksit në dekadat e fundit.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn dhe pastaj edhe vetë Fury konfirmuan se marrëveshja ishte arritur dhe nënshkruar dhe se meçi do të zhvillohem ë 14 shkurt në Arabinë Saudite.

Por vetëm 24 orë më vonë, gjykata vendosi se Wilderi ka të drejtë për luftën e tretë më Furyn në bazë të një kontrate të mëhershme mes dy boksierëve. /Gazeta Express/

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit