13 C
Prizren
E enjte, 22 Maj, 2025

Matoshi: Veprimet e Thaçit janë pragmatizëm politik

HalilMatoshi-analistKryeministri i Kosovës dhe Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, në kohën e fundit e ka liruar dorën duke dhënë shumë premtime dhe përkrahje.

Thaçi ka shpeshtuar këto ditë vizitat e tij nëpër rajone të ndryshme të vendit duke premtuar subvencione për fermerë, përkrahje për kategoritë e dëmtuarve nga lufta e fundit si dhe morri vendim për nënshkrimin e kontratës kolektive.

Por, si e sheh opinioni publik këtë iniciativë të Kryeministrit Thaçi…? A është kjo një fushatë para fushatës elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme që pritet të mbahen këtë vit, apo thjeshtë zbatim i detyrave të veta si kryeministër?

Analistin Halil Matoshi, në një prononcim për lajmi.net, thotë se të gjithë këtë ofensivë të Thaçit, para se ta quaj fushatë ai thotë se e sheh si pragmatizëm të tijin për të forcuar pushtetin e tij dhe partisë së tij.

“Objektivisht secili kryeministër i një vendi në rend të parë vjen prej një partie politike, dhe njëkohësisht i drejton intencat e partisë, për të dominuar në skenën politike dhe kjo nuk mund t’i përshkruhet si ndonjë faj i madh”.

Sipas Matoshit, Thaçi po e shfrytëzon këtë hapësirë pasi që, partitë opozitare nuk janë aktive në këtë aspekt.

Ai thotë se partitë opozitare asnjëherë gjatë këtij mandati nuk u morën me problemet dhe hallet e qytetarëve dhe nuk e ngritën zërin për themelimin e disa institucioneve shtetërore siç janë Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Esenca qëndron se më herët, vitin e kaluar, opozita asnjëherë nuk e ka qajti hallin e punëtorëve të Fabrikës së Tubave edhe pse ka ekzistua një vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk është shprehë asnjë herë për formimit të FAK-ut, të ligjit për të burgosurit politikë, veteranët e luftës dhe gjitha këto vendime madhore që kryeministri Thaçi ka ndërmarrë sivjet”.

“I ka përdorë edhe në të mirën e partisë, po edhe të pushtetit të tij personal. Në anën tjetër janë vendime në të mirën e qytetarëve të Kosovës”.

I pyetur nëse Thaçi ka krijuar avantazh me këto veprime, Matoshi është shprehur: “Fatkeqësisht po”.

Më Shumë

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari po kalon në një periudhë të rëndë shëndetësore. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Jasharaj është i shtrirë në...

Ja kush është partneri i Beatriçes së grupit Shkodra Elektronike

I dashuri i Beatriçe Gjergjit, këngëtares së grupit shqiptar Shkodra Elektronike, është Marcello Batelli. Lidhja e tyre u bë publike pas gjysmëfinales së Eurovision...

Magjia e dritës

Lajmet e Fundit