8.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Mbahet konferencë shkencore regjionale

Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD) sot (e shtunë) organizon Konferencën e III-të Shkencore Regjionale, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi, me temë: “Të arriturat dhe sfidat e shteteve të Ballkanit në rrugën e integrimit evropian”.

Hapja ceremoniale e konferencës do të bëhet në orën 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ndërsa konferenca punimet do t’i zhvillojë prej orës 11:00 deri orën 15:00 në sallën e Kuvendit Komunal Gjilan dhe sallën e konferencave të Hotel “Kristal” Gjilan. Publiku i interesuar mund t’i ndjekë prezantimet e punimeve.

Në pjesën e parë të hapjes ceremoniale do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, drejtori i Institutit për Kërkime dhe Zhvillim të Ulqinit, prof. dr. Elez Osmani dhe drejtori i ISLD-së, Flamur Hyseni. Në konferencë me punime do të paraqiten 106 punëtorë shkencorë nga fakultet e shkencave shoqërore të universiteteve publike dhe private nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Punimet që do të prezantohen ndërlidhen me fushën e integrimeve evropiane, çështje të zhvillimit ekonomik, diplomacisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, çështje sociale etj. Punimet do të botohen në revistën e shkencave shoqërore “Reforma”, nr. 2/2015, të cilën e boton ISLD-ja. Konferencën e kanë mbështetur: FES-i, Komuna e Gjilanit, Komuna e Vitisë, VALA.

Më Shumë

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Shtetasi i Kosovës, Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte arrestuar më 26 nëntor 2025 nga autoritetet serbe në pikë-kalimin...

Bashkimi pret Pejën, thirrje për mbështetje masive nga Prizreni

Bashkimi do të luajë këtë të diel në xhiron e 20-të të ProCredit Superliga kundër GO+ Pejës, në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, duke...

Lajmet e Fundit