Mbahet takimi i parë periodik me drejtorët e shkollave të Rahovecit për vitin 2023

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë Komunale te? Arsimit, Avni Morina dhe zyrtarë komunal nga kjo drejtori, kanë mbajtur takim me drejtorë të shkollave fillore të mesme të ulëta dhe të larta të Komunës së Rahovecit.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor. Në fjalën e tij drejtori i Arsimit, Avni Morina, tha që sapo kemi filluar gjysmëvjetorin e dytë të mësimit dhe jemi në prag të festës së 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe me këtë rast janë paraparë të zhvillohen një varg aktivitetesh përkujtimore, kulturore dhe sportive. Këto aktivitete do të fillojnë nga data 11 shkurt, andaj ju ftojmë të gjithëve të angazhoheni dhe të merrni pjesë në këto aktivitete.

Ndërsa, kryetari Latifi, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që në koordinim të plotë me personelin arsimor, të angazhohen maksimalisht që të vazhdojë në mënyrë të rregullt mbajtja e procesit mësimor dhe të respektohet rendi shtëpiak në shkolla.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Rahovec, Fazli Morina, i cili raportoi në detaje gjendjen e sigurisë në shkolla dhe ofroi bashkëpunim ndër institucional për të rritur nivelin e sigurisë, sidomos në Shkollat e Mesme të Larta.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit