5.7 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Mbappe kërkon klauzolë lirimi dhe pagë më të madhe në kontratën e re

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është i gatshëm ta firmos kontratën e re me Paris Saint-Germaini, por vetëm nëse ekipi nga Ligue 1 i plotëson kërkesat e tij. Kështu ka raportuar të martën e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri vitin tjetër kurse për ta firmosur kontratën e re afatgjate ka kërkuar që në të përfshihet një klauzolë e lirimit si dhe ta ketë pagën e përafërt me brazilianin Neymar, i cili merr tre milionë euro në muaj. Nëse plotësohen kërkesat e tij, atëherë Mbappe nuk do të hezitojë për ta firmosur kontratën e re para përfundimit të sezonit aktual. Sulmuesi 22-vjeçar këtë edicion ka shënuar 21 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 30 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat.

Më Shumë

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren

Një person ka vdekur të hënën pasdite në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte dërguar në...

FBK-ja dënon ashpër incidentin në Prizren

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi...

Lajmet e Fundit