19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Mbappe nuk dorëzohet, Tuchel i plotëson kërkesën për duelin me Atalantën

Dueli ndaj Atalantës po afron, PSG do të sfidojë ekipin italian të mërkurën në mbrëmje për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League.

Kylian Mbappe është dilema e madhe. Ylli i kampionëve të Francës pësoi një dëmtim në finalen e Kupës së Francës kundër St Ettiene (24 korrik) dhe po bën maksimumin për t’u rikuperuar në limite.

Mediat franceze theksojnë se sulmuesi do të jetë në pankinë për duelin ndaj djemve të Gasperinit. Ai e ka kërkuar me ngulm diçka të tillë dhe maksimumi do të luajë disa minuta gjatë ndeshjes.

Trajneri Thomas Tuchel nuk dëshiron ta rrezikojë, por mund të vendosë ta hedhë në fushë gjatë ndeshjes, gjithmonë nëse rezultati nuk është pozitiv dhe PSG ka nevojë për të shënuar.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

Lajmet e Fundit