4.6 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Mbesa e Berishës bën “analizën” e Gjermani-SHBA

Dasara MallteziMbesa e ish kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi, vijon ti gëzohet sukseseve të Gjermanisë, në Kupën e Botës. “Pancerat” e mbyllën fazën e grupeve me një fitore minimale ndaj SHBA-ve 1-0 dhe Dasara, nuk ngurron që në profilin e saj në Facebook, të bëjë edhe “analizën” e ndeshjes.

“Pak si me vonesë, po ç’ti bësh kështu është kur ke sezon. Një ndeshje si kurrë më parë. Amerika nuk ka ekip për futboll, Ok janë super në shumë disiplina të tjera, por jo në futboll.

Sikleti i kësaj ndeshje ishte te trajneri i Amerikës, që ‘rriti’ shumicën e lojtarëve aktual të Gjermanisë.

Megjithatë Low bëri një lojë shumë të bukur, dhe deri diku pasimet e gjermanëve ngjanin si pasimet në American football, që ngatërrojnë kundërshtarin se kujt do i pasohet topi. Thjesht SUPER!”, shkruan ajo.

Më Shumë

Totaj priti ambasadorin e Hungarisë, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux. Gjatë takimit, kryetari Totaj e njoftoi...

Kampioni e pret nënkampionin

Kampioni dhe nënkampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll përballen sot në një duel që pritet me interes të madh. Trepça e pret Bashkimin...

Lajmet e Fundit