22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Mediat botërore shkruajnë për Ritën dhe Kosovën

Ngjarja e sotme rreth emërtimit të këngëtares Rita Ora si Ambasadore Nderi për Kosovën, ka bërë bujë të madhe edhe nëpër mediat botërore.

Dailymail ia ka kushtuar një shkrim të veçantë ditës së sotme, ku Ritën e përshkruan si një refugjate të ikur nga lufta, e cila është shndërruar në një superyll botëror.

Më tej kjo gazetë e vlerëson shijen e veshjes së këngëtares, duke e quajtur të guximshme dhe e lavdëron për fustanin që e kishite përzgjedhur ta veshë derisa priste ta merrte çmimin.

Rita po ashtu bëri një largim nga stili i saj i zakonshëm, dhe zgjodhi një grim më të sofistikuar, duke marrë parasysh që ish Kryeministi Tony Blair dhe bashkëshortja e tij Cherie, ishin po ashtu të ftuar në ceremoni.

Sipas Dailymail, titulli i ambsadadores gjithsesi se duhet ta bëjë krenare këngëtaren, e cila e ka lënë vendin e lindjes Prishtinën në vitin 1991, kur ishte vetëm një vjeçare.

Dailymail po ashtu nuk harron ta përmend faktin se këngëtarja e ka xhiruar një videoklip në vendin e saj për këngën “Shine Ya Light“.

“Unë u rrita në Britani, vendi i cili më ka dhënë aq shumë dhe për të cilin jam mirënjohëse. Por unë gjithmonë do të kem një vend të veçantë në zemrën time për Kosovën, vendin tim të lindjes”, ka deklaruar Ora, për këtë gazetë.

“Jam me fat që jam në një pozicion ku mund ta shëtisë botën dhe t’i vetëdijesojë njerëzit rreth vendit tim të lindjes dhe t’i njoftoj ata se sa e bukur është Kosova dhe sa njerëz mikpritës dhe të shoqëruar ka”.

Ndërsa Presidetja ka deklaruar se Rita përfaqëson çdo gjë që ne jemi si popull, nëpër çfarë kemi kaluar dhe sa mund të arrijmë kur na jepet mundësia.

“Përvec talentit të saj dhe suksesit, për të cilin neve na bën krenarë, ne më së shumti i jemi falenderues që ajo është vajza e Kosovës, e cila është krenare për rrënjët e saj. Ajo është ura ndërlidhëse më e mirë ndërmjet Kosovës, vend në të cilin ka lindur dhe Britanisë, vendin të cilin e quan shtëpi”, ka deklaruar Jahjaga.

Rita Ddke folur për lidhjen e saj me Kosovën, gjatë vitit të kaluar ajo për revistën Details ka thënë: “ Edhe pse e kam lënë Kosovën aq herët në jetën time, nuk dua që njerëzit të mendojnë se kam hequr dorë nga prejardhja ime”.

Ajo në fund i ka lavdëruar edhe prindërit e saj, për guximin që kanë ndërmarrë, kur i është dashur ta lënë vendin e tyre dhe të emigrojnë në Londër, edhe pse nuk e dinin as edhe një fjale nga gjuha angleze. /Klan Kosova/

Më Shumë

52 aksidente brenda 24 orëve

19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 tjera me dëme materiale janë raportuar brenda 24 orëve. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e...

Homazhe në 25-vjetorin e rënies së martirëve në Korishë

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së martirëve të fshatit Korishë, deputeti Arbër Rexhaj, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën kurora...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit