13.4 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Mbi 2 mijë të pickuar nga rriqrat në Malishevë

Rriqri8-20Brenda 7 muajve, mbi 2 mijë qytetarë vetëm nga rajoni i Malishevës janë pickuar nga rriqrat, zonë kjo e cila konsiderohet si një ndër vatrat më të prekura nga virusi i etheve hemorragjike, raporton KTV. Megjithatë, për këtë vit vetëm 5 raste janë konfirmuar me ethe hemorragjike.

Drejtori i Klinikës Infektive të QKUK- së, Shemsedin Dreshaj, thotë se në këtë klinikë kanë qenë 5 raste me ethe hemorragjike krime kongo. Mirëpo, kjo klinikë ka pranuar edhe 5 raste të tjera me ethe hemorragjike hantan, të cilat përhapen përmes minjve.

Sa i përket etheve hemorragjike krime kongo, Dreshaj thotë se nuk ka vatra të reja të shtrirjes së tyre, ndërsa virusi i etheve hemorragjike që vijnë nga minjtë është i shpërndarë në gjithë vendin.

Që nga muaji shkurt i këtij viti, vetëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Malishevës janë trajtuar mbi 2 mijë qytetarë të prekur nga pickimi i rriqrave.

Sipas drejtorit të kësaj qendre, Besim Zogaj, nga ky numër vetëm 4 raste janë konfirmuar të prekur nga ky virus. E zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, ndonëse pranojnë se numri i të prekurve nga pickimi i rriqrave ka qenë i madh, numri i atyre që janë diagnostikuar me ethe hemorragjike është i vogël.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Lulëzim Uka, ka thënë se sivjet me kohë është kryer dezinfektimi selektiv i zonave të rrezikshme nga toka dhe ajri.

Më Shumë

Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren në qendër të nismës për përmirësimin e hapësirave publike

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka filluar zbatimin e një nisme të re të quajtur “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”),...

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Lajmet e Fundit