12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Mbi 53 mijë studentë i drejtohen kutive të votimit

Studentë nga Diaspora shqiptare?53 mijë e 552 studentë me të drejtë vote të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” pritet që sot duke filluar nga ora 7:00, t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur anëtarët e Këshillave të Fakulteteve dhe anëtarët e Parlamentit të Studentëve.

Të drejtë vote kanë të gjithë studentët e UP-së të cilët e kanë regjistruar vitin 2013/2014, derisa për të votuar, me vete duhet ta kenë Indeksin ose ID-kartelën dhe letërnjoftimin, thuhet në një njoftim të publikuar në ueb-faqen e UP-së.

Në garë për zgjedhjet studentore në UP janë 15 organizata studentore.

Rezultatet preliminare pritet të shpallen më 30 maj 2014, kurse, ato përfundimtare më 3 qershor 2014. Llogaritja dhe ndarja e mandateve pritet të bëhet me 5 qershor 2014, konstituimi i Këshillave Studentorë dhe Parlamentit të Studentëve pritet të bëhet më 9 deri më 13 qershor 2014 kurse konstituimi i Parlamentit të Studentëve më 16 qershor 2014.

Studentët mund të votojnë duke filluar nga ora 7:00 deri në 19:00.

Më Shumë

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit