12.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Mbi gjysmë milioni euro diaspora dërgon në Kosovë

Edhe pse kohë pandemie dhe kriza ekonomike ka prekur pothuajse çdo vend në botë, remitencat apo të ardhurat nga bashkatdhetarët tanë nuk kanë rënë, përkundrazi ato kanë qenë më të larta këtë shtatë mujor krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga janari deri me 31 korrik të vitit 2020 vlera e remitencave të dërguara në Kosovë ka arritur nivelin prej 526.1 milionë euro.

Kështu ka thënë në një përgjigje për arbresh.info zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti i cili tutje ka shtuar se kjo vlerë është më e lartë për 46.8 milionë (ose 9.8 përqind) për këtë shtatë mujor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Deri më 31 korrik të vitit 2020, vlera e remitencave ka arritur nivelin prej 526.1 milionë euro. Kjo vlerë është për 46.8 milionë (ose 9.8 përqind) më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga kjo shumë, gjithsejtë 373.6 milionë euro janë dërguar përmes Operatorëve që Transferojnë. Kjo vlerë është për 56 përqind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë Ahmeti.

Remitencat kanë qenë të larta në këto shtatë muaj krahasuar me periudhën e njëjtë, edhe përmes bankave.

“Pastaj, vlera e remitencave që janë dërguar përmes bankave për të njëjtën periudhë kohore ka arritur në nivelin prej 75 milionë euro, që është një rritje prej 13.8 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit dërguar.

Ndërsa sa i përket remitencave përmes kanalit joformal, zëdhënësi i BQK-së ka thënë se ka qenë me e ulët krahasuar me shtatë mujorin e vitit të kaluar.

“Ndërsa, remitencat përmes kanalit joformal (p.sh. bartja e parave në xhepa) gjatë këtij viti kane arritur vlerën prej 77 milionë euro, ose për 55.6 përqind më e ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë zëdhënësi i BQK-së./arbresh.info

Më Shumë

Bashkimi rrëshqet në Prishtinë, Bora i ngrin prizrenasit

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë...

Afër 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë, policia njofton se ka arrestuar 20 persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2598 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, policia ka njoftuar se janë arrestuar...

Lajmet e Fundit