8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mbledhjes kombëtare në Prizren, pa rezultate

Dy qeverite-fotoMbledhja e ashtuquajtur historike në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e mbajtur në janar të këtij viti nuk solli asnjë rezultat në terren. Ndonëse u nënshkruan disa marrëveshje të cilësuara si ‘fort të rëndësishme’ mes dy qeverive, rezultati në praktikë ka mbetur zero. Kësisoj paralajmërimi për një mbledhje të re, po vlerësohet jo i logjikshëm, pa implementimin e marrëveshjeve të mëparshme.

Madje as premtimi ‘simbolik’ i të dy qeverive për ndërtimin një spitali në Luginën e Preshevës, nuk është realizuar. Pavarësisht kësaj, kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, është zotuar se Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Ai ka thënë se po punon që në tremujorin e parë të vitit 2015 Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët, praktikë kjo që ka nisur nga qeveria e kaluar. E njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se pa implementimin e marrëveshjeve të mëparshme nuk duhet të vazhdohet me takime të tjera/tribuna/

Më Shumë

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Lajmet e Fundit