-2.8 C
Prizren
E martë, 14 Janar, 2025

MBPZHR mirëpret mobilizimin kundër rriqrave

Rriqrat6-21Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Adil Behramaj, thotë se fushëveprimtaria e kësaj ministrie është e kufizuar në këtë aspekt.

“Kjo fushë mbulohet nga Ministria e Shëndetësisë, për sa i përket shëndetit publik dhe nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës, që funksionon në kuadër të kryeministrisë, për sa i përket mirëqenies së kafshëve. Por, licencat për dezinfektim, deratizim dhe dezinsektim lëshohen nga Ministria e Bujqësisë dhe në këtë fushë do ta mbështesim edhe zbatimin e planit strategjik të Ministrisë së Shëndetësisë për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime-Kongo. Ky mobilizim ka qenë shumë i nevojshëm dhe duke marrë parasysh kapacitetet e limituara të institucioneve relevante që përkujdesen për shëndetin publik, ne si institucion do ta mbështesim strategjinë e Ministrisë së Shëndetësisë me të gjitha kapacitetet tona teknike dhe profesionale”, thotë  për ‘Ferma Ime’ zëdhënësi Behramaj.

Ai shton se duke u bazuar në dokumentin strategjik të Ministrisë së Shëndetësisë, është kontraktuar edhe kompaninë që do t’i ndërmarrë këto masa, konkretisht kompaninë “Truly nolen”, e cila është përfaqësuese e një kompanie amerikane dhe pjesë e ekipit punues do të jenë edhe disa ekspertë amerikan.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se fushata e dezinsektimit nuk është përfunduar që nga prilli i këtij viti kur ka filluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Por, sipas Hotit, ajo do të vazhdojë deri në fund të gushtit eventualisht edhe deri në shtator atëherë edhe kur konsiderohet se mund të bie fluksi i paraqitjes së rasteve të reja.

“Është një fazë tjetër e desinsektimit selektiv që po bëhet në komunën e Malishevës, Rahovecit dhe komuna të tjera që njihen si zona endemike për ethe hemorragjike dhe kjo fazë ka për qëllim që vatrat që njihen më intensive sa i përket paraqitjes së etheve hemorragjike, të përfshihen në një dezinsektim tjetër” potencon Faik Hoti.

Dezinsektimi pritet të ndikojë pozitivisht në parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike-Krime Kongo, e rrjedhimisht edhe parandalimin e rasteve të mundshme të vdekjes. Vetëm gjatë këtij viti kanë vdekur 8 persona, 5 prej të cilëve nga komuna e Malishevës.

Më Shumë

Sigal Prishtina triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit

Sigal Prishtina u rikthye te fitoret, duke triumfuar në Prizren ndaj Proton Cable Prizrenit 85:101 (24:18, 20:30, 23:25, 18:28), në javën e 15-të të...

Qeveria merr vendim: Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta

Qeveria e Kosovës ka vendosur për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta. Vendimin dhe rritjen për secilën kategori e ka sqaruar ministri...

Lajmet e Fundit