4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Mbrohen në heshtje të akuzuarit e Qendrës për Punë Sociale të Malishevës

Blerim Begaj dhe Bali Krasniqi akuzohen se në bashkëkryerje kanë bërë shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Begaj në kohën kur akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale ishte drejtor në Qendrën për Punë Sociale të Malishevës, ndërsa Bali Krasniqi punëtor i kësaj qendreje.

Prokuroria Themelore e Gjakovës akuzon këta dy zyrtarë se kërkuan para nga një i interesuar për adoptimin e një fëmije.

“Blerim Begaj në cilësinë e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Malishevë dhe Bali Krasniqi si punëtor social i kësaj qendreje duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare kanë keqpërdorur detyrën për përfitime të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që nga Sami Omura kanë kërkuar fillimisht shumën prej 1000 eurosh, e kur ta adoptojë fëmijën A.Z. edhe shumën prej 10.000 eurosh, ashtu që kanë marrë nga i dëmtuari shumën prej 1000 eurove,” thuhet në aktakuzë.

Gjatë këtij shqyrtimi u dëgjuan dy dëshmitarë, Zyrafete Mustafa dhe Jusuf Vranesi, ndërsa të akuzuarit u mbrojtën në heshtje.

I dëmtuari Sami Omura, I cili kishte propozuar si dëshmitare Zyrafete Mustafën tha se dëshmitarja po e fsheh të vërtetën dhe se ai posedon prova ku e ka incizuar bisedën telefonike me të.

“Ndoshta ka emocione dhe sun tregon drejt, e keni incizimin ne kasetë dhe muni me ndëgju, aty asht zani jem dhe zani i ksajna ne telefon, incizimet i kam ba vetë prej menes teme,” deklaroi Omura.

Gjykata këto prova të të dëmtuarit i shpalli të papranueshme me arsyetimin se nuk i plotësojnë kushtet ligjore për t’u trajtuar si prova.

Gjatë këtij shqyrtimi u dëgjuan disa video-incizime të propozuara më parë në aktakuzë nga prokuroria.

Fjalën përfundimtare palët do ta japin më 22 korrik. /Kallxo.com/

Më Shumë

Totaj: Qeveria i ka marrë Komunës së Prizrenit 36 milionë euro në katër vjet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Komuna e Prizrenit ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë katër viteve të fundit, si pasojë...

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Lajmet e Fundit