“Më goditi në fytyrë, nuk dua të shkoj aty”/ Një person në Malishevë refuzon të kthehet në shtëpi pasi e rrahu vëllai

Një person në fshatin Balincë të Malishevës e ka denoncuar në Polici vëllain e tij, si të dyshuar për dhunë në familje.Viktima ka deklaruar në Polici se pas një debati me vëllain e tij, i njëjti e ka sulmuar atë, duke e goditur në fytyrë.

Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë për të marrë trajtim mjekësor.

Pas tretmanit nga mjekët, i njëjti ka refuzuar të kthehet në shtëpi, sepse ndihet i rrezikuar nga vëllai.

Policia është në kërkim të të dyshuarit.

 

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit