Më në fund ka një datë për kompletimin e trilogjisë Fury – Wilder

Meçi i tretë mes Tyson Fury kundër Deontay Wilder është caktuar për 19 dhjetor të këtij viti në Las Vegas.

Bronze Bomber’ do të përballet me ‘Gypsy King’ për herë të tretë në një kohë relativisht të shkurtër, transmeton lajmi.net.Lufta e parë përfundoi baras, ndërsa në të dytën ishte boksieri amerikan ai i cili triumfoi.

Në kontratën mes palëve ishte caktuar klauzola e ndeshjes së tretë – në rast se humbësi, në këtë rast Wilder, do ta aktivizonte.

Ky meç ishte planifikuar të zhvillohet këtë muaj, por për shkak të pandemisë është shtyrë për një datë tjetër, e cila do të jetë 19 dhjetori.

Në këtë luftë planifikohet të lejohet edhe pjesëmarrja e tifozëve.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit