8.4 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Me t’ba me e ndje dashninë time…

Bob Dylan. Përkthyer nga Orjela Apolloni.

Kur shiu bie në tanden fytyrë
Dhe krejt bota t’sulmon me t’veten mynxyrë

Unë muj me t’dhanë nji përqafim të mirë
Me t’ba me e ndje dashninë time
Kur hijet e mbramjes dhe yjet shfaqen

Dhe kur nuk asht askush për me t’i tha ato lotë
Unë muj me t’shtrëngu për nji milion mot’
Me t’ba me e ndje dashninë time
Unë e di që ti ende s’ke mujt me u përcaktu’

Por unë kurrë s’kam me qenë i padrejtë
Kët’ e di prej momentit që t’kam taku’
S’ka dyshime n’mendjen time, të cilës ti i përket.
I uritur do të rri, trupin kam me e ba zi e blu
Kam me u zvarrit’ nëpër kët’ avenju

Jo, s’ka asgja që s’kisha provu’
Me t’ba me e ndje dashninë time.
Stuhitë tërbohen n’detin ku dallgët rrotullohen
Në rrugën e pendesës, po ashtu

Erërat e ndryshimit fryejnë të lira gati egërsohen

Ti s’ke pa ende asgja që ngjason në mu’
Unë muj me t’ba t’lumtur, andrrat muj me t’i realizu’
S’ka asgja që s’kisha provu’
N’fund të botës për ty kisha shku’
Me t’ba me e ndje dashninë time./ KultPlus.com

Më Shumë

Mamusha është komuna që po prin me numrin e votuesve

Komuna e Mamushës ka shënuar daljen më të lartë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me 40.62 për qind të votuesve që kanë...

Barazim dramatik në Gjonaj: Drini i Bardhë dhe Deçani ndajnë pikët

Ndeshja mes Drinit të Bardhë dhe Deçanit, e cila ishte ndërprerë disa javë më parë, u zhvillua sot në Gjonaj dhe përfundoi me barazim...

Lajmet e Fundit