3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Medalioni që tregon historinë e ushtarit të rënë në Rusi

Ditët e fundit në Itali ka nisur një fushatë sociale për t’i kthyer medalionin një ushtari italian të rënë gjatë luftës.

Ky i fundit, sipas të dhënave paraprake historike, ka ndërruar jetë në një kamp burgu në Rusi.

Një koleksionist italian nga zona e Alessandria-s ka postuar imazhin e medalionit në Facebook. Këtë relike lufte, ai e kishte blerë në një stallë të Polonisë.

Matteo De Giorgi filloi kërkimin në rrjetet sociale duke shkruar se ishte një koleksionist i objekteve të Luftës së Dytë Botërore.

“Kohët e fundit”, nënvizon ai, “duke folur me një kontakt që kam në Poloni, më treguan një medalion identifikues të një djali nga Parodi Ligure, i cili vdiq në robëri dhe quhej Repetto Paolo“.

Koleksionuesi i kishte propozuar kontaktit që të rikthente medalionin në shtëpi.

“Do të doja të gjurmoja trashëgimtarët dhe t’u dërgoja atyre medalionin pa asnjë kosto. Ndoshta dikush këtu e njeh familjen. Pritja do të jetë e gjatë, por mendoj se ia vlen të presësh”, thotë ai.

E përditshmja italiane “la Repubblica”, shkruan se për momentin nuk dihet pothuajse asgjë për Paolo Repetto-n.

Dihet vetëm që ai ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, në kampin e burgut Tambov 188 në Rusi.

Repetto lindi në Parodi Ligure në vitin 1919 dhe u largua si ushtar. Ai është një nga mijëra viktimat italiane që vdiqën gjatë tërheqjes nga Rusia.

Ai u nis për në Bashkimin Sovjetik, vdiq më 5 nëntor 1943, dhe është ndoshta një nga trupat e varrosur në varrin masiv të kampit 188.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar Grand Prix Upper Austria 2026, duke vazhduar sukseset e xhudos kosovare në...

Dragashi nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e grave në biznes

Komuna e Dragash ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “E Ardhmja e Saj – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, që...

Lajmet e Fundit