11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Mediat e rajonit: Haradinaj deshi ta rrihte një grua në Prizren

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, iu desh që për disa çaste të luante rolin e sigurimit, të dielën, në Prizren.

Kjo ndodhi pasi një grua doli në foltore gjatë ceremonisë të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, mori fjalën dhe filloi të rrëfente ngjarje nga jeta e saj.

Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.

Ngjarja ka bërë bujë menjëherë edhe në mediat e rajonit. Shumica e portaleve të agjencive serbe dhe rajonale kanë raportuar për të, duke thënë se Haradinaj deshi ta rrihte një grua në Prizren.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/mediat-e-rajonit-haradinaj-deshi-ta-rrahe-nje-grua-ne-prizren-546620/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targa të huaja

Zbatimi i ploti i rregullave për qarkullim të automjeteve me targa të huaja, si pas ligjit në fuqi, kufizon qëndrimin e Kosovës vetëm tre...

Prizreni mban mbledhje solemne për Epopenë e UÇK-së, nderohet sakrifica e familjes Jashari

Në përkujtim të Epopeja e UÇK-së, sot u mbajt Mbledhja Solemne e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku u rikujtua se sakrifica e familjes Jashari,...

Lajmet e Fundit