2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Mediat italiane raportojnë për finalen e BBV, Ilir Shaqiri flet pas fitores: Nuk gjej do fjalë për të përshkruar emocionet

Spektakli Big Brother VIP përfundoi aventurën e famshme në finalen e së premtes.

Fitues i çmimit të madh u zgjodh balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri, ndërkohë në vendin e dytë u radhit aktori Donald Veshaj.

Iliri, i cili ka qenë një nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka bërë reagimin e tij të parë pas fitores së madhe në spektaklin e shumë shikuar.

Ai publikoi një video nga momenti kur prezantuesja e programit shpalli fituesin, teksa në mbishkrimin e saj shkroi falënderimet më të mëdha për ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.

“Kurrë më parë nuk kisha provuar kaq shumë emocion për të shkruajtur një post dhe ku nuk gjej dot fjalë për të përshkruar dimensionin e këtij emocioni që më dhuruat me votat tuaja. Ju ndjej njerëz të mi dje, sot e mot! Jemi një dhe do festojmë shumë suksese të tjera bashkë. Faleminderit nga zemra, ju dua”, ka shkruar fituesi i BBV në Instagram.

Balerini Ilir Shaqiri i cili ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Itali, ka treguar përmes postimeve në InstaStory imazhe të mediave italiane që raportuan për fitoren e tij në Big Brother VIP.
Si fitues i çmimit të madh, Iliri ka marrë nga produksioni çekun me 100 mijë euro.

Më Shumë

Hajdar Mallaku – Një jetë në shërbim të arsimit dhe letërsisë shqiptare

Prof. Dr. Besim Muhadri HAJDAR MALLAKU (1946) Mësuesi i përkushtuar, gjuhëtari dhe krijuesi i shquar i Hasit, Hajdar Mallaku, lindi më 20 dhjetor 1946 në Lagjen Mallak...

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Lajmet e Fundit