Ballkani triumfoi 2-0 mbrëmë ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të rrethit të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Për këtë sukses merita nuk kanë vetëm lojtarët në fushë, por edhe strategu Ilir Daja që po merr merita jo vetëm vendor, mirëpo edhe ndërkombëtare.
Mediumi kroat “Index.hr” shkruar për trajnerin shqiptar se është një njeri që i ka shkaktuar dy raste të sikletshme tashmë Dinamos.
Rasti i parë ishte kur e drejtonte Skënderbeun në elitën e futbollit shqiptar dhe mbrëmë me Ballkanin.
“Pikërisht me këtë klub (Skënderbeun) Daja bëri sensacionin e parë ndaj Dinamos gjashtë vite më parë (2017). Pritej që Dinamo të kalonte lehtësisht, ashtu si kur dy vite (2015) më parë e eliminoi Skënderbeun me rezultatin total 6-2 në play-off të Ligës së Kampionëve”, shkruar fillimisht mediumi kroat.
“Mirëpo, Daja e kishte eliminuar në mënyrë sensacionale skuadrën e drejtuar nga Mario Cvitanoviq. Më pas Dinamo mbeti pa Evropë tashmë në gusht. Ndeshja e parë në Maksimir përfundoi 1:1, por Angelo Henriquez shpëtoi Dinamon me një gol në kohën e fundit. Ndeshja e kthimit përfundoi pa gola edhe pse Dinamo kishte më shumë lojtarë në 15 minutat e fundit”.
“Në atë kohë, rregulli i golit si mysafir ishte ende i vlefshëm, kështu që Daja dëboi nga Evropa skuadrën që përfshinte Livakoviç, Amir Rrahmani, Moro, Soudani, Olmo, Junior Fernandes…”, thuhet më tej në raportimin e Index.hr.
Daja po vazhdon ta lartëson futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare me sukseset e tij dhe duke dhënë sinjale për ekipet e tjera se Ballkanin nuk është e lehtë ta mposhtë më askush jo vetëm në Ballkan.