Mehmet Sulaj nga Prizreni, i ftuari i radhës nga Specialja

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 128 në Zonën Operative të Pashtrikut, Mehmet Sulaj nga Prizreni, është i ftuari i radhës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, raporton KP.

Mehmet Sulaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, tani veteran i luftës i cili jeton në Prizren, është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për t’u paraqitur më 27 shtator, në cilësinë e dëshmitarit.

Ftesa për t’u paraqitur në Dhomat e Specializuara është dërguar në shtëpinë e tij të martën, ka bërë të ditur për KosovaPress, biri i tij, Bekim Sulaj, i cili theksoi se në ftesë i bëhet e pamundur babait të tij të flas për media para paraqitjes në gjykatë.

 

Mehmet Sulaj ka punuar si arsimtar shumëvjeçar i gjuhës shqipe në disa shkolla në rajonin e Prizrenit, ndërsa, gjatë kohës së luftës ai ka kontribuuar edhe duke e lëshuar një shtëpi nën pronësi të tij për Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren.

Në korrik të këtij viti, Specialja ftoi edhe ish-zëvendëskomandantin e Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimin po ashtu nga Prizreni, i cili do të paraqitet atje më 2 tetor.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit