1.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Mein Kampf në shitje

Një botim i ri i manifestit famëkeq të Adolf Hitlerit, Mein Kampf, ka dalë në libraritë e Gjermanisë, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Instituti i Historisë Bashkëkohore, me seli në Mynih, ka publikuar botimin e ri të Mein Kampf me fusnota, me shpresën se do të ndihmojnë për të demistifikuar librin dhe demaskuar ideologjinë e udhëheqësit nazist.

“Ky botim zbulon informacionet e rreme, të përhapura nga Hitleri, gënjeshtrat, gjysmë të vërtetat, të cilat synojnë një efekt të pastër të propagandës”, ka thënë drejtori i institutut në Mynih, Andreas Wirsching.

Kritikët, megjithatë, druajnë se botimi mund të ndihmojë në përhapjen e ideologjisë ekstremiste të krahut të djathtë.

“Hitler, Mein Kampf: Botimi Kritik” ka dalë disa ditë pasi e drejta e autorit e origjinalit në gjuhën gjermane ka skaduar në fund të vitit 2015 – 70 vjet pas vdekjes së Hitlerit.

I publikuar për herë të parë në vitin 1925, Mein Kampf tregon në detaje pikëpamjet politike të Hitlerit dhe planet për të ardhmen e Gjermanisë.

Ai përshkruan “superioritetin” e “racës ariane” dhe argumenton për shfarosjen e popullit hebre.

Më Shumë

Kurti vlerëson ish-kryetarin e Prizrenit: Në kohë të vështira ishte ndër figurat kryesore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun, duke vlerësuar kontributin e tij ndër vite për qytetin dhe...

Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, nesër  pritet t`u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit. Procesi zgjedhor është...

Lajmet e Fundit