2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

“Mëmëdheu” ngushllon familjen e “Mixhës”

mixhaShoqata “Mëmëdheu” në Zvicër kanë ngushlluar familharët e Muharrem Dinës – Mixha.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit dhe veprimtarit të madh të Kosovës e shqiptarisë, të shenjtit, Muharrem Dina – Mixha”.
“Për aq kohë sa jetoi dhe veproi në mërgim, në Zvicër, ishte burim frymëzimi e pune për të gjithë ata bashkëveprimtarë të tij. Kujtimi për Mixhën do të ngelet i shenjtë për ne!”

“Puna dhe angzahimi i tij, mirësjellja, afria, zemërgjerësia, bujaria, sinqeriteti kundrejt bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve, miqve e shokëve , si dhe rreptësia kundrejt armikut, e moslejimi i degradimit të çështjes kombëtare, janë portreti i tij i gjallë, që neve në mërgim do të na bëjnë ta kemi pranë në mendjet dhe zemrat tona – gjithmonë të freskët dhe motivues për sendërtim të idealeve tona kombëtare”,thuhet në telegramin e ngushllimit të kryetarit të Shoqatës “Mëmëdheu”, Isuf Sherifi. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Llapi fiton ndaj Ballkanit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi...

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Lajmet e Fundit