18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Nderohet “Mixha”

mixha 3Muharrem Dina i njohur si Komandant ‘Mixha’ është varrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
Bashkëluftetarë dhe veprimtarë të shumtë kanë nderuar figurën e “Mixhës”.

Ai ka ndërruar jetë dje në moshën 71 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Kryetari i Prizrenit, Ramadna Muja, tha se vet prania e shumë bashkëluftëtarëve të “Mixhës”, flasin vet për veprën dhe jetën e tij.
“Prania juaj kaq madhështore në këtë mbledhje është vlerësimi më i mirë i veprimtarisë atdhetare të Muharremit tonë”, tha Muja.

“Profili atdhetar i Mixhës është rast i rrallë në historinë tonë i cili veprimtarin atdhetare e nisi që nga fëmijëria dhe e zhvilloi deri në ditët e fundit të jetës së tij”.

Bashkëveprimtari i Mixhës, Fazli Veliu ndërkaq ka folu për jetën dhe veprën e tij.

Ai tha se “Miaxha”që nga mosha e fëmijërisë nuk pushoi së punuari për çlirimin e Kosovës.

“Mixha’ ishte qysh në vitet e 70 anëtar dhe njëri ndër motorët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pjesëtar i UÇK dhe UÇPMB”.

Familjari Ismet Dina tha se njerëz si “Mixha” ka shumë në trojet shqiptare.

“Ne familjarët e ‘Mixhës’ sot kur iu shohim pranë nesh që keni ardhur për të nderuar dhimbjen dhe pikëllimi ndihemi shumë krenar për faktin se ‘Mixha’ nuk paska qenë i vetëm i familjes sonë, por i të gjithëve në trojet shqiptare”./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Përfundon rruga fushore mbi 1.2 kilometra në Medvec, investim në mbështetje të fermerëve

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vizituar fshatin Medvec për të parë nga afër përfundimin e punimeve për hapjen...

Lajmet e Fundit