11.8 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

MEPTINIS sqaron se si duhet të veprojnë bizneset nga një komunë në tjetrën

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) sqaron se si duhet të veprojnë bizneset nga një komunë në tjetrën.

MEPTINIS duke i reaguar Odës së Afarizmit, thotë se ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga punëtorët e tyre të kenë leje mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë.

“Të gjithë operatorët ekonomikë, respektivisht ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga stafi i ndërmarrjes të kenë leje mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë. Kjo mundësohet me formularin e konfirmimit nga ATK- sistemi EDI”, thuhet në sqarimin e MEPTINIS-it.

Kurse, Oda e Afarizmit të Kosovës, përmes një shkrese adresuar ministres në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari, i kishte shprehur shqetësimin për propozimin që të merret vendim për ndalim të qarkullimit të të punësuarve nga një komunë në tjetrën.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Sonte finalja e madhe e Sanremos 2026, 30 artistë në garë për trofeun

Teatri Ariston ka hapur dyert për aktin e fundit të edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos. Mbrëmja e së shtunës, 28 shkurt, shënon...

Lajmet e Fundit