Prezantimi final i projekteve zbatuese për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti” dhe Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren

Dje është bërë prezantimi final i projekteve zbatuese për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti” dhe Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren.

“Kthyer në retrospektivë në vitin 2017 me Edon Mullafetahu, nga OJQ Ec Ma Ndryshe, u zotuam që të iniciojmë këtë nismë dhe ta adresojmë si sfidë tek institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare”, thotë Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së.

Samir Hoxha thotë më tej se “e deshi fati që gjetëm mbështetje të fuqishme nga ana e Ministrisë së Kulturës, zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe Komuna e Prizrenit”.

Sipas Samir Hoxhës ky proces do ishte i pamundur pa përkrahjen e Vjollca Aliu – Drejtoreshë e DTK-së; përkushtimin dhe profesionalizmin e punonjësve profesional të QRTK-së në Prizren, Nora Arapi-Krasniqi, Kujtesa Godeni, Jusuf Xhibo, znj. Fitore Bytyqi; punën e palodhshme të z. Enes Toska dhe z. Ares Shporta, si dhe shumë akterëve tjerë të shoqërisë civile dhe njohësve të fushës së trashëgimisë kulturore pa dallim”.

“Pres me pa durim që në vitin 2022 të fillojnë së zbatuari projektet në fjalë, të cilat do të kenë impakt të veçantë në rikthimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në qytetin tonë” thotë ai.

Më Shumë

Konfirmohet lija e deleve në Suharekë, AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)”, një sëmundje që prek bagëtinë...

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Lajmet e Fundit