13.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Tetor, 2021

Mësimdhënia në kushte pandemie

Jetesa njerëzore në kushte pandemie, duke pasur parasysh faktin se përfshiu gjithë botën, pa bërë dallime, me të cilat natyra e njerëzve ishte mësuar të përballej çdo ditë, arriti të hynte edhe në qoshet më të errëta, në të cilat, si zakonisht, harron të lëshohet edhe drita e paktë.

Nëse nga kjo periudhë, secili njeri u bë dëshmitar i arritjeve të gjërave, që për një kohë tjetër shiheshin si të largëta dhe të pamundura për përvetësim, në të njëjtën kohë, arriti të dëshmonte se kjo jetesë solli edhe largimin e padëshiruar nga gjërat që për periudhat e caktuara të jetës së njerëzve janë më se të nevojshme, jo vetëm për të qenë të përjetuara në mënyrë grupore, por, edhe për një sukses më të madh, i nxitur gjithnjë edhe nga vetë prania e udhëheqësit mësimor.

Kur flitet për gjërat që në një mënyrë a në një tjetër u arritën, gjithnjë theksohen gjërat që njerëzit më parë nuk i kishin njohur ose nuk kishin arritur t’i bënin pjesë jete, dhe, në këtë rast përmenden talentet e reja, pasionet për lloje të ndryshme të arteve ose rinjohjet me gjërat e mbetura nën pluhur shekujsh, për të cilat nevojitej një kohë e këtillë që të zbuloheshin. Dhe, në një këndvështrim tjetër, këto merren anë pozitive, për të cilat, nuk munguan as edhe lëvdatat e mirënjohjet e ndryshme, edhe pse të marra në një periudhë të vështirë. Por, nga ana tjetër, ajo që pati një rrugë shumë të vështirë dhe me ngecje në secilin hap, ishte mësimdhënia dhe çështja arsimore e kudondodhur, ngase për të, periudha e pandemisë nuk solli asgjë të dobishme.

Sa herë që në rrethet e ndryshme njerëzore, qofshin ato familjare, shoqërore a të punës, flitet për mësimdhënien dhe natyrën e saj pozitive e të nevojshme që nga historia e krijimit të botës, gjithmonë kihet në mendje një raport/marrëdhënie e pandashme, e cila në vetvete përfshin mësuesin dhe nxënësin, pra, një udhëheqës dhe një qenie të brishtë, që më shumë se kurrë ka nevojë të ecë i kapur në një dorë të sigurt. Por, kjo e fundit, në këtë kohë u përjetua si diçka e largët dhe ftohtë, jo për faktin që nuk u përpoq të jetë e gatshme atëherë kur nxënësi kishte më së shumti nevojë, por, nga vetë largësia fizike, ardhur si pasojë e pandemisë.

Mësimdhënia në kushte pandemie, ishte njëra nga çështjet më të prekura e ndër më të diskutuarat në mbarë vendin, jo vetëm për problemet, të cilat pavarësisht natyrës së tyre, të njëjtën e shoqëronin për vite me radhë, por, edhe për mungesën e përgatitjes së mësimdhënësve për mësimin nga largësia. Kjo e fundit, nuk ishte e një natyre të vështirë vetëm për mësimdhënësit, të cilët, kishin kaluar vite të shumta me nxënës dhe tashmë ishin në fund të karrierës së tyre si mësimdhënës/se, por, edhe për të rinjtë/ të rejat, të cilët/të cilat me zell, përkushtim dhe dashuri ndaj punës, arrinin ta ushtronin këtë profesion. Në këtë çështje, ajo që la ndoshta zbrazëti më të mëdha, nuk kishte të bënte vetëm me mësimdhënësin/en, natyra e të cilit/e së cilës gjithmonë synon një realizim sa më të mirë të punës dhe përkrahjen më të madhe ndaj nxënësit, por, edhe me të ashtuquajturin nxënës/e, faktorin kryesor për realizimin e procesit edukativ-arsimor, sepse ishte pikërisht ky/kjo i/e fundit ai/ajo që mbeti mbrapa në mësime, që arriti të inkuadrohet me vështirësi/vonesë në orën mësimore të realizuara nga distanca (duke respektuar kryefjalën e përditshme “Rri në shtëpi”), të mos arrinte t’i merrte shënimet/mësimet e nevojshme për njohuri të reja, ose, edhe më keq, të mos i mësonte në prani fizike gjërat elementare me të cilat fillon edhe procesi i arsimimit/edukimit të secilit nxënës.

Andaj, nëse për gjithçka tjetër që u vendos të rregullohet dhe të krijohet një rrugë më e lehtë, njerëzit arritën t’i shihnin sadopak ndryshimet, edhe për çështjen arsimore u pa një përpjekje e tillë, por, se sa e njëjta do të jetë e suksesshme dhe sa nxënësit do të jenë ata që njohuritë e marra në këto kushte do të arrijnë t’i vënë në praktikë në vitet e ardhshme shkollore dhe në vazhdimësi të jetës së tyre, këtë do ta dëshmojë vetëm koha. Dhe, kjo e fundit, urojmë të mos jetë kurrë e një natyre të këtillë, jo vetëm se nxjerrë në pah gjërat për të cilat nuk ka një përgatitje paraprake, por, edhe për të mos e vështirësuar atë për të cilin njeriu ka më shumë nevojë, një shkollim të drejtë dhe pa pengesa.

Shkroi – Adelina Xhaferi

Më Shumë

Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Lotaria e Kosovës ka paralajmëruar protestë për sot në orën 11:00, në shenjë pakënaqësie për mos plotësimin e kërkesave. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë...

“Nuk e di as vetë o Arjan…”/ Bora flet pas puthjes, a u ribashkua me Donaldin? (FOTO)

Të premten mbrëma, publiku u emocionua së tepërmi nga takimi mes aktorit të humorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani. Dyshja ka konfirmuar ndarjen disa...

446 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-Covid gjatë 24 orëve të fundit

Tash kur numri i viktimave dhe rasteve pozitive me COVID-19 ka rënë dukshëm në krahasim me shifrat e para disa javëshe, po vazhdojnë të...

Vendoset për rinumërimin e 8 vendvotimeve për kryetar dhe 35 për kuvende komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 43 vendvotimeve të Zgjedhjeve Lokale 2021, të cilat u takojnë komunave të ndryshme. 8 vendvotime u...

Ylli-Trepça, derbi i xhiros së tetë në Superligën e basketbollit

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e tetë në ArtMotion Superligën e Kosovës në basketboll. Sfida kryesore do të jetë ndërmjet kampionit Golden Eagle Yllit dhe...

Shoqata e Invalidëve në Suharekë reagojnë për rritjen e çmimeve, kërkojnë rritjen e pensioneve

Kryetari i shoqatës së invalidëve dhe pensionistëve në Suharekë, Rrahim Buzhala, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve që ka ndodhur në Kosovë në...

Çmenduri! Vajza bën foto provokuese para arkivolit të të atit

Një grua është kritikuar ashpër në rrjetet sociale, pasi bëri “selfie” seksi në funeralin e babait të saj. Çuditërisht, gruaja kishte zgjedhur madje ta mbante...

Rrahje dhe gjuajtje me armë në Prizren

Dje rreth orës 18:37 ka ndodhur një rrahje në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prizren. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Barcelona sfidon Real Madrid-in, futet në garë për transferimin e Mbappe-s

Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madrid-it, si duket pritet të jetë edhe gjatë afatit kalimtar veror. Përkundër që gjendet në krizë të madhe financiare, klubi...

Tragjedi në sheshxhirim: Aktori i famshëm qëllon me armë 2 pjesëtarë të stafit

Aktori i njohur, Alec Baldwin u bë pjesë e një tragjedie teksa xhironte për filmin e tij të ri, “Rust”. Baldwin, aksidentalisht qëlloi me...

Vetëm 5 ditë fushatë zgjedhore për raundin e dytë

Subjektet politike dhe kandidatët do të kenë 5 ditë kohë të zhvilluar fushatën zgjedhore, raporton Ekonomia Online. Kështu ka bërë të ditur, Zëdhënësi i KQZ-së,...

“Paga s’mjafton për një muaj”, rritja e çmimeve e papërballueshme për qytetarët

Paga mujore që merr, Nexhmendin Ibrahimi, një qytetar nga Prishtina, nuk i mjafton për të siguruar furnizimin me ushqim. Nga paga e tij, çdo muaj,...

Prizren: I mituri lëndohet duke luajtur, dërgohet në QKUK

Një i mitur ka pësuar lëndime derisa ka qenë duke luajtur në Prizren. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas prindit të viktimës gjendja...

Kërkohet ndihmë për shërimin e vajzës nëntë muajshe nga Prizreni

Familja Laçi nga Prizreni kërkon ndihmë për shërimin e vajzës nëntë muajshe. Stina Laçi, vajza 9 muajshe nga Prizreni është diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë...

Çfarë i kërkoi Beqir Balluku homologut kinez?

Publikohen disa dokumente arkivore me siglën ‘Tepër sekret’ të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) ku...

Për gati 5% janë rritur çmimet e artikujve ushqimor në Kosovë gjatë shtatorit

Shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani ka thënë se në muajin shtator ka pasur një ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor...

Lajmet e Fundit