25.1 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Mësime jete nga ‘Alkimisti’

“Alkimisti” është një nga librat më të shitur në histori, duke frymëzuar njerëzit në të gjithë botën të ndjekin ëndrrat e tyre. Ja çfarë na mëson kryevepra e Paolo Coelhos.

Frika është pengesa më e madhe

“Thuaji zemrës se frika nga vuajtja është më e keqe sesa vuajtja vetë. Asnjë zemër nuk ka vuajtur kur ka ndjekur ëndrrat”.

E vërteta do të triumfojë gjithmonë

“E vërteta nuk fshihet në mjegull, do të dalë patjetër një ditë. Nëse je në dyshim për vendimin e duhur, është ai që i qëndron testit të kohës”.

Thyej monotoninë

“Ditët janë të gjitha njëlloj kur njerëzit nuk arrijnë të veçojnë gjërat e mira që u ndodhin çdo ditë që dielli lind”.

Përqafo të tashmen

“Ne nuk jetojmë as në të kaluarën, as në të ardhmen. Unë jam i interesuar vetëm në të tashmen, vetëm kështu mund të jem i lumtur”.

Bëhu jorealist

“Unë e shoh botën ashtu siç dua unë të jetë, jo ashtu siç është në të vërtetë. Disa nga shpikjet më të mëdha janë bërë sepse disa njerëz nuk pranuan ta shohin botën ashtu siç është”.

Mos u dorëzo!

“Sekreti i jetës është të rrëzohesh shtatë herë dhe të ngrihesh tetë herë. Disa nga romanet më të shkëlqyer në histori janë botuar pasi janë refuzuar dhjetëra herë. Për fat të mirë, autorët e tyre nuk u dorëzuan”. /botimeshqip

Më Shumë

Rexhaj i VV-së thotë se Gjykata Kushtetuese s’bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend

Tash e disa muaj vendi është në një ngërç institucional. Megjithëse u arrit të zgjedhet kryetari i Kuvendit, sërish nuk u arrit konstituimi i plotë...

Prizreni godet sërish në merkato: Huazon portierin Enes Morina nga Malisheva

FC Prizreni ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke arritur marrëveshje me KF Malisheva për huazimin e portierit të talentuar kosovar,...

Lajmet e Fundit