4.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll, do të nisë edicionin 2022/23 të Ligës së Kombeve, më datën 2 qershor.

Ndeshja e parë për Dardanët do të jetë në këtë datë, ku ata do të ballafaqohen në udhëtim te njëra nga skuadrat mes Qipros ose Estonisë, varësisht se cila arrin të mbetet në Ligën C.

Kosova është pjesë e Grupit 2 të Ligës C, së bashku me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe njërën mes Qipros dhe Estonisë, që do të luajnë dy ndeshje të “play-out” për të përcaktuar se cila do të mbetet në këtë grup.

Pas ndeshjes në udhëtim, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje në stadiumin “Fadi Vokrri” në Prishtinë.

Më 5 qershor të do presin Greqinë, derisa katër ditë më vonë do të përballen edhe me Irlandën e Veriut.

Dardanët më pas do të mbyllin ndeshjet e muajit qershor me takimin kundër Greqisë në udhëtim më datën 12 qershor.

Ndërsa dy ndeshjet e fundit të grupit, Kosova i luan në muajin shtator, ku më datën 24 luan në udhëtim te Irlanda e Veriut dhe më 27 shtator zhvillon ndeshjen në shtëpi ndaj Qipros apo Estonisë.

Kujtojmë që fituesi i këtij grupi, do të promovohet në Ligën B të kësaj gare në edicionin e ardhshëm.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic

Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkato, duke arritur marrëveshje me mesfushorin defensiv Anel Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic. Futbollisti 26-vjeçar nga Bosnja...

Lajmet e Fundit