Messi u përpoq ta rikrijonte edhe golin legjendar ‘Dora e Zotit’ të Maradonas

Një prej momenteve të paharruara në historinë e futboll është goli i Diego Maradonas i shënuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të vitit 1986 ndërmjet Argjentinës dhe Anglisë.

Goli i realizuar më 22 qershor 1986 në stadiumin Azteca në Mexico City u përshkrua si ‘Dora e Zotit’, pasi ishte shënuar pjesërisht me dorë dhe pjesërisht me kokë.

Argjentina fitoi me rezultat 2-1, kurse Diego e realizoi golin e dytë dhe të fitores që më vonë u quajt “Goli i Shekullit”.

Dora e djathtë e Zotit (Dextera Domini, “dora e djathtë e Zotit” në latinisht) në Bibël i referohet si një metaforë për plotfuqinë e Zotit dhe si një motiv në art. Në Bibël, të jesh në anën e djathtë “do të thotë të jesh në vendin e veçantë të nderit”.

Gjatë pjesës së parë në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Osasunas, Lionel Messi ishte shumë pranë që ta rikrijonte golin historik të Diego Armando Maradonas.

Katalunasit fituan me rezultat 4-0, ndërsa gjithçka nga dhjetëshi i Blaugranëve ishte dedikim për legjendën, pasi ia doli ta bënte një rikrijim të golit të Maradonas nga viti 1993 për Newell’s Old Boys

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit