Jasharaj: 90 për qind e shkollave po e respektojnë kërkesën e SBASHK-ut që dita e hënë të jetë pushim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkences ka kërkuar që dita e hënë të jetë ditë pushimi për nder të Ditës së Flamurit.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, tha për Klan Kosovën se kjo kërkesë ka ardhur në bazë të kalendarit që ka publikuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës me datë 14 shtator.

Jasharaj tha se në bazë të informacioneve në 90 për qind e institucioneve shkollore po respektohet vendimi i SBASHK-ut.

” Ne kemi kërkuar që dita e hënë të jetë ditë pushimi për nder të Ditës së Flamurit. Kjo sipas kalendarit që e ka publikuar MASH-i më datë 14 shtator. Në bazë të komunikimeve që kemi me kryetarët në nivel lokal, 90 për qind e shkollave po e respektojnë kërkesën e SBASHK-ut”.

“Natyrisht, ka edhe laramani. Ka shkolla që i kanë hapur dyert për të mbajtur mësim. Por, sipas informacioneve numri i nxënësve që kanë shkuar është shumë i vogël. Në 18 komuna që kemi komunikuar aktualisht 90 për qind e institucioneve shkollore po e respektojnë kërkesën”.

“Ne jemi në mbledhje të informacioneve edhe për vendet e tjera dhe gjatë ditës do të lëshojmë komunikatë me të dhëna të sakta”.

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit