14.9 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Mijëra persona dalin në rrugë në përkrahje të aplikimit të Gjeorgjisë për BE

Mijëra persona janë tubuar në rrugët e Tbilisit për të kërkuar një lidhje më të afërt me Bashkimin Evropian, disa ditë pasi që Komisioni Evropian rekomandoi shtyrjen e kandidaturës së Gjeorgjisë.

Duke valëvitur flamujt e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, rreth 60 mijë persona u tubuan jashtë parlamentit gjeorgjian gjatë së hënës në atë që u quajt “Marshi për Evropën”.

Shumë prej tyre bartnin pankarta ku shkruhej “Ne jemi Evropë”, përderisa në sfond dëgjohej himni i BE-së “Oda për Gëzimin”, përcjell Telegrafi.

Nodar Rukhadze, një nga organizatorët e marshit, tha se qëllimi i tubimit ishte dërgimi i mesazhit se “populli i Gjeorgjisë ka zgjedhur Evropën, dhe se janë gati që ta mbrojnë zgjedhjen e tyre”.

Ditën e 17 qershorit Komisioni Evropian kishte rekomanduar që Bashkimi Evropian t’iu jap statusin e vendeve kandidate Ukrainës dhe Moldavisë, por që para se të japë statusin kandidat, ata do të bëjnë vlerësimin e përmbushjes së kritereve nga Gjeorgjia.

Komisione gjithashtu rekomandoi që Gjeorgjisë ti jepet “perspektiva Evropiane”, diçka që nga shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, thuhet se është një hap i madh në rrugën e Gjeorgjisë në drejtimin e anëtarësimit. “Dera është e hapur, dhe që sa më shumë të bëni aq më shumë do të arrini progres” shtoi ndër të tjera ajo. /Telegrafi/

Më Shumë

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit