8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Milani e kërkoi me çdo kusht, Lille i vendos çmimin Jonathan David

E kërkon Milani, Lille i vendos çmimin Jonathan David.

Afati kalimtar veror për transferimin e futbollistëve ka përfunduar në top ligat evropiane, por klubet vazhdojnë të mendojnë për të ardhmen.

Milani ka qenë një nga skuadrat më aktive këtë verë, duke afruar shumë lojtarë në radhët e veta.

Edhe pse kanë investuar më shumë se 114 milionë euro gjatë periudhës së transferimeve të verës të përfunduar së fundmi, bordi i skuadrës italiane tashmë po punon me idenë për të përforcuar skuadrën e saj në edicionet e ardhshme të afatit kalimtar në dimër ose verën e ardhshme.

Jonathan David është objektivi kryesor i Milanit për sulmin me kanadezin që shihet si zëvendësuesi adekuat i Olivier Giroud.

Calciomercato ka raportuar se Milani ka kontaktuar Lillen me klubin francez që i ka njoftuar Rossonerët se mund ta marrin kanadezin vetëm nëse paguhet shuma prej 60 milionë eurove.

Aktualisht në repartin ofensivë të Milanit janë Olivier Guroud,Chrsitian Pulisic, Rafael Leao, Noah Okafor Samuel Chukwueze dhe Luka Jovic.

Megjithatë David shihet si përforcimi ideal për të ardhmen me Milanin që pritet të bëj një investim të rëndësishëm për sulmuesin kanadez i cili ka vite që shkëlqen në Ligue 1 me fanellën e Lille.

Më Shumë

Afati kushtetues po afrohet, Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Delirium

Lajmet e Fundit