13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Nexhat Çoçaj e Shaip Buduri, lirohen nga akuza për punësimin e Besnik Krasnqit

 Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prizren ndaj të akuzuarve, Nexhat Çoçaj dhe Shaip Buduri.

Aktgjykimin e Apelit, të marrë më 25 dhjetor 2017, për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar mbrojtësi i Çoçajt, avokati Rexhep Hasani.

“Mund të ju konfirmoj se Apeli ka vërtetuar aktgjykimin lirues të shkallës së parë për të dy të akuzuarit”, tha avokati Hasani.

Ish-drejtori për Arsim në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj dhe drejtori i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Shaip Buduri, më 27 shkurt të vitit 2017, ishin liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, të akuzuarit ishin liruar nga akuza në bazë të nenit 364, pika 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, sepse nuk ishte arritur të provohet akuza.

Shaip Buduri dhe Nexhat Çoçaj akuzoheshin se kanë punësuar profesorin Besnik Krasniqi, në gjimnazin “Gjon Buzuku”, pa konkurs publik.

Sipas aktakuzës, Buduri duke qenë drejtor i shkollës në fjalë, kishte lejuar, profesorin Krasniqi, të japë mësim për pesë muaj, pa kontratë të punës.

Ndërsa, Çoçaj akuzohej se ia ka lidhur Besnik Krasniqit, kontratën e punës në mënyrë të kundërligjshme, pasi që nuk kishte shpallur konkurs publik për atë vend të punës.

Shaip Buduri, në maj 2016, pas përfundimit të gjykimit të parë, ishte dënuar nga kjo gjykatë me një vit burgim efektiv, ndërsa i akuzuari tjetër Nexhat Çoçaj ishte liruar nga akuza.

Por, Gjykata e Apelit, ka prishur një aktgjykim të tillë, me arsye se nuk është vërtetuar në tërësi gjendja faktike. Sipas Apelit, gjykata nuk ka arritur të arsyetojë përgjegjësinë e drejtorit të shkollës, Buduri, në punësimin e profesorit, pasi që punësimin e bënë DKA-ja.

Apeli, poashtu ka gjetur se nuk qëndron arsyetimi se drejtori i DKA-së, Çoçaj, ka lidhur kontratën në bazë të Udhëzimit Administrativ (UA) 08/14, pasi që lidhja e kontratës është bërë me 2 shkurt 2014, ndërsa UA ka hyrë në fuqi me 25 shkurt 2014.

Më Shumë

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

‘Është i sëmurë rëndë, po mbahet në çeli ferri’, ‘Daily Mail’ shkruan për Sadin Durakun të arrestuar nga Serbia javë më parë

  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënoi me hakmarrje ndaj shqiptarëve pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit nga policia kosovare javë më parë i kërkuar për...

Lajmet e Fundit