9.5 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Milionerët e drejtësisë të hetohen

Pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve është vërtet për t’u habitur, ngase, sipas deklarimit të fundit që kanë bërë ata, kjo pasuri po rezulton të jetë shumë e madhe, derisa në anën tjetër ajo nuk mund të justifikohet me asgjë. Kësisoj shtrohet pyetja se si është e mundur që prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë të deklarojnë aq shumë pasuri, kur thuajse deri para 3 apo 4 vjetësh ata merrnin paga të ulëta, por edhe tani, kur ato paga janë rritur, kjo në realitet nuk do ta ndryshonte kaq shumë gjendjen e tyre për t’u bërë aq të pasur. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se si askund tjetër në rajon, në Kosovë oligarkët politikë vazhdimisht flasin kundër korrupsionit, derisa në anën tjetër ky fenomen nuk ka të ndalur. “Ne jemi dëshmitarë të deklaratave të shumta që bënin zyrtarët politikë për zero tolerancë kundër korrupsionit, kurse realiteti edhe për atë kohë ka dëshmuar të kundërtën, pasi korrupsioni ka shënuar vetëm rritje”, theksoi ai. Më tej Dibrani ka nënvizuar se për fat të keq gjendja e tillë është përsëritur edhe në Qeverinë e tanishme, e cila, sipas tij, flet vazhdimisht për rritjen ekonomike, gjersa, siç ka thënë ai, se në Kosovë vetëm shkalla e korrupsionit është duke shënuar rritje.

Sistemi i drejtësisë ka rënë poshtë

Dibrani ka shtuar se gjendja në këtë drejtim bëhet edhe më e ndërlikuar, kur kuptohet se sistemi i sigurisë dhe drejtësisë paska rënë në duart e oligarkëve politikë, por, sipas tij, fatmirësisht kjo gjendje nuk është krejtësisht e pazgjidhur.“Në këtë gjendje, ku ka rënë kaq poshtë sistemi i drejtësisë dhe ku shihet qartë se pasuria e prokurorëve dhe gjyqtarëve është tej mundësive reale karshi të ardhurave të tyre, do të duhej të krijoheshin komisione ose t’u besohej auditorëve të pavarur, të cilët në mënyrë profesionale do të hulumtonin pasurinë e secilit, pra edhe atë të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, të cilët janë edhe përgjegjës për gjendjen kaq të zymtë në Kosovë”, u shpreh më tej ai. Dibrani mendon se pa u pastruar gjendja në sektorin e sigurisë dhe atë të drejtësisë të gjitha aferat për kapjen e ‘peshqve të mëdhenj’ janë vetëm, siç thotë ai, spektakle mediatike, që shërbejnë për konsum të brendshëm, si dhe një improvizim i luftës kundër korrupsionit në sytë e Bashkësisë ndërkombëtare. “Edhe pse e tërë bota është në Kosovë, oligarkët politikë vazhdimisht po mendojnë se përfaqësuesit ndërkombëtarë po mashtrohen. Por, sigurisht se për shkallën e pasurisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve do të merret edhe Gjykata Speciale, e cila është e vetmja shpresë se proceset do t’i përshpejtojnë në këtë kohë kaq të zymtë”, është shprehur ai.

Propozohet ligj për hulumtimin e pasurisë

Analisti Fadil Lepaja tha për gazetën “Kosova Sot” se në këtë drejtim do të kryente punë Ligji për prejardhjen e pasurisë, ku secili duhet që të dokumentojë prejardhjen e pasurisë së tij. “Një zyrtar në sistemin e drejtësisë nuk guxon të zgjidhet apo të mbetet aty nëse prejardhja e pasurisë së tij është e paqartë, derisa kjo do duhej të vlente për të gjithë zyrtarët e shtetit”, ka theksuar Lepaja. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, ka nënvizuar se askush në Kosovë nuk mund të krijojë pasuri me pagë dhe kushdo që pretendon kështu, atëherë Salihaj thotë se diçka nuk është në rregull, ngase, sipas tij, pasurimi i shpejtë dhe marramendës mund të bëhet vetëm me keqpërdorime dhe nuk ka mënyrë tjetër. “Ne duhet ta kemi një ligj për hulumtimin e vazhdueshëm të pasurisë se secilit individ. Duhet të kemi po ashtu organe dhe institucione, të cilat e hulumtojnë pasurinë dhe konstatojnë se si është fituar ajo pasuri”. Më tej, Salihaj ka thënë se të jesh sot i ndershëm në Kosovë nënkupton të jesh një shtresë e varfër dhe e përbuzur, pasi të privilegjuarit janë keqpërdoruesit, zhvatësit dhe mashtruesit, ka potencuar deputeti Adem Salihaj për gazetën “Kosova Sot”/kosova sot/

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

57 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

57 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 18 nga këto aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq 39 me dëme...

Lajmet e Fundit