-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Ministri Abrashi priti në takim Faik Fazliun

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim drejtorin e Zyrës të Kategorive të Dala nga Lufta, pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Faik Fazliun.

Abrashi dhe Fazliu në këtë takim kanë diskutuar për udhëzimin administrativ që rregullon procedurat e aplikimit në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara me Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre. Udhëzimi administrativ, tanimë është në diskutim paraprak dhe publik dhe duke u bazuar në rregullat procedurale, gjatë javës së ardhshme do të finalizohet.

Ministri Abrashi dhe Fazliu kanë diskutuar edhe për një sensibilizim më të madh të këtij procesi, pasi që gjatë muajit shtator do të përfundojnë të gjitha procedurat dhe rrjedhimisht hapet rruga për jetësimin e ligjit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas Vëllaznimit, Rahovecit 029 e Trepçës, Bashkimi ka pësuar...

Kamioni ndot asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren

Pas ankesave të qytetarëve për ndotjen e asfaltit në rrugën “Besim Shala” nga kamionët e angazhuar në punime ndërtimore, patrulla e Stacionit Policor Prizren...

Lajmet e Fundit