Ministri kosovar dhuron gjithë rrogën për dënimin e Xhakës dhe Shaqirit

Tanimë është grumbulluar shuma e saktë e dënimit që u dha nga FIFA për tri futbollistët e Zvicrës, Granit Xhakën (10,000 franga), Xherdan Shaqirin (10,000 franga) dhe Stephan Lichtsteiner (5,000 franga).

Madje, ishte nevojitur edhe apeli që njerëzit t’i ndalonin donacionet e tyre, pasi shuma ishte mbledhur në një kohë rekord, brenda 24 orëve, ku ishin grumbulluar pak përtej 25,000 franga zvicerane, që ishte edhe dënimi i plotë i tre futbollistëve zviceran.

Në mesin e atyre që dhanë donacion për gjobat e futbollistëve zviceran, ishte edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Bajram Hasani, i cili ka dhuruar gjithë pagën e tij mujore prej 1,357 euro, siç shihet në fondacionin online “Gofoundme”.

Ministri Hasani edhe më herët kishte përkrahur lojtarët shqiptarë të Zvicrës, duke kërkuar të ndihmohen për dënimin.Sidoqoftë, Hasani që udhëheq me një nga ministritë më të rëndësishme, ka rrogë aktuale prej 1,270 euro, e cila me vendimin e fundit qeveritar pritet të rritet. /Insporti.com

com

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit