9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Ministri i Kulturës pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të filmit në Berlin

 

Ministri Gashi po merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e filmit në Berlin

Me ftesë të Presidentit të Akademisë Evropiane të Filmit, Wim Wenders, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po merr pjesë në ceremoninë e edicionit të 30-të të Europian Film Awards 2017, në Berlin të Gjermanisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Gjatë kësaj ceremonie, njëra ndër ngjarjet më madhështore në botën e filmit, ministri Gashi zhvilloi takime të shumta. Ndër më të rëndësishmit ishte takimi me ministren e Kulturës së Lituanisë, Liana Ruokyt?-Jonsson, me të cilën ministri diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës. Gashi e Roukyt?-Jonsson u pajtuam që së shpejti të ndërmarrim hapa për konkretizimin e këtij bashkëpunimi’, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Në këtë ngjarje të rëndësishme në sferën e kulturën, Gashi po ashtu ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me një numër të konsiderueshëm të filmbërësve, regjisorëve e aktorëve evropian e më gjerë.

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Lajmet e Fundit