Ministri Quni niset për vizitë zyrtare në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, me ftesë zyrtare të homologut të tij turk, niset për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Përveç me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe stafin e tij ministror, gjatë kësaj vizite, ministri Quni, me delegacionin e tij, pritet të zhvilloj takime të rëndësishme edhe me autoritetet udhëheqëse të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Turqisë si dhe të autoritete të industrisë së mbrojtjes. Gjatë vizitës përkatëse, ai do të vizitoj edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara si dhe kadetët e FSK-së të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Tokësore të Turqisë.

Vizita e ministrit Quni është në vazhdën e bashkëpunimit bilateral në mes të dy ministrive dhe forcave respektive.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit