(I plotësuar) Rifat Latifi të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
Telegrafi ka siguruar letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.
Duhet kujtuar se javë më parë, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për Shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë ai.
Krijimi i këtij komisioni i konsiderua nga shoqëria civile edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.
Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.
Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.
Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
Telegrafi mëson se Latifi, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen.
Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.
Lidhur me këtë Telegrafi ka provuar të flasë me Qeverinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri.
Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.
Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.