Ministria e Arsimit po e shqyrton mbylljen e shkollave

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është duke e shqyrtuar mundësinë e mbylljes së përkohshme të shkollave në Kosovë. Kjo masë pritet të merret për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Virus ky i cili deri më tani ka marrë jetën e afro 4 mijë personave në gjithë botën.

Ministrja e Arimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka thënë për Gazetën Express se dikasteri të cilin ajo e drejton, deri më tani ka zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) është në kontakt me autoritete relevante rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19. Deri më tani janë zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Bajrami.Ajo ka treguar se po shqyrtohet nëse duhet të ndërmerren masa tjera, siç është mbyllja e përkohshme e shkollave.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit