21.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Ministria e Kulturës, me auditim të përgjithshëm të subvencioneve

Ministria e Kulturës është duke vazhduar procesin e reformave të thella në kulturë, që nënkupton politika të qëndrueshme kulturore, menaxhim efikas të parasë publike dhe reformim të institucioneve të kulturës dhe të jetës kulturore në vend, ka deklaruar të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Kulturës në vend, Vehbi Miftari.

“Ne e kuptojmë se vendimmarrja politike ndonjëherë mund të mos përkojë me interesat e individëve dhe të grupeve, sidomos të ndonjërit syresh që drejtësisht e padrejtësisht mund të këtë gëzuar monopol në përfitimin e projekteve dhe të parasë publike, madje duke i shfrytëzuar jashtëligjshëm hapësirat publike”, ka thënë Miftari, teksa ka shtuar se MKRS-ja e ndjenë të nevojshme të sqarojë se ka krijuar rend në mënyrën e aplikimit dhe të ndarjes së projekteve për kulturën, duke përfshirë rregulloren për subvencionime, si dhe Komisionin për Vlerësimin e Projekteve.

“Krahas kësaj, Auditori i Brendshëm është duke e bërë auditimin e përgjithshëm të subvencioneve të ndara vitin e shkuar. Raporti preliminar nxjerr në shesh shumë shkelje dhe favorizime të jashtëligjshme të një numri të caktuar personash. Ne do t’i procedojmë të gjitha shkeljet, pavarësisht “zhurmës mediale” dhe pasionit te çuditshëm për para nje grupi njerëzish, të cilët po vetëindentifikohen si përfitues komod të parasë publike dhe e kanë dëshmuar katërçipërisht si të drejtë vendimin e sivjetmë të Komisionit Vlerësues. Urojme që të dëshmojnë po kaq hapur për të gjeturat e auditorit”, ka thënë zëdhënësi Miftari.

Nga ana tjetër, menaxherja e festivalit muzikor “Chopin Piano Fest”, ka reaguar ndaj deklaratave të Miftarit, duke thënë se nëse Ministria e Kulturës ka guxim, atëherë le të dalë me fakte për secilin projekt si dhe të deklarohet se cili prej festivaleve që organizohen në vend kanë keqpërdorur mjetet publike.

“Kjo mënyre e argumentimit të këshilltarit veç tregon me çfarë qasje diletante ata iu kanë rënë vijë projekteve kulturore duke i lidhe ato me personalitetet qe i drejtojnë këto ngjarje, e qe nuk do të duhej të ndodhte. Nuk e mohoj që mund të ketë pas abuzime ose parregullsi, por të na fusni të gjithëve në një thes, kjo s’ka të bëjë me politika kulturore. Asnjë interes personal nuk na e ka cenuar vendimi tuaj për të mos e mbështetur festivalin që unë e organizoj, sepse asnjë interes personal nuk ekziston në organizimin e tij”, ka deklaruar Luzha, duke shtuar se mosorganizimi i “Chopin Piano Fest” aspak nuk e dëmton atë personalisht, por komunitetin kulturor në Prishtinë dhe gjithandej Kosovës në përgjithësi.

“Në këtë Ministri ende nuk ka një plan të qëndrueshëm dhe afatëgjatë në strategjitë politike kulturore dhe kjo u dëshmua me rastin e konkursit të fundit për projektet kulturore 2015, ku shumë organizata joqeveritare u dëmtuan shumë rëndë të cilat tash e pesëmbëdhjete vite kanë dëshmuar një sukses të padiskutueshëm brenda dhe jashtë vendit me projektet e tyre dhe krijimin e rrjeteve ndërkulturore me organizatat e huaja dhe artistët mbarëbotëror”, ka deklaruar për KultPlus, themeluesi i orkestrës “Rexho Mulliqi”, Luan Durmishi.

Ky reagim është i pari që vjen pasi Ministri i Kulturës dhe vetë Ministria shkurtoi buxhetin kulturor për shumicën e festivaleve kryesore të kulturës në Kosovë, përfshirë këtu Skena UP, PriFilmFest, Chopin Piano Fest, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor etj./KultPlus.com/

Më Shumë

Kristel Krasniqi rrëmben “Fluturën e Argjendtë” në festivalin për fëmijë në Prizren

Në një atmosferë festive dhe plot emocion, u mbajt me sukses edicioni i 21-të i Festivalit për Fëmijë “Fluturat” në Prizren, në kuadër të...

Stabilizohet gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Rahovecit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Rahovecit është aktualisht stabile....

Lajmet e Fundit