12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Minoritetet në dy krahët e Zafir Berishës (Foto)

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,në llogarinë e tij në “Facebook”, ka postuar dy fotografi, në të cilat shihen përfaqësuesit e minoriteteve në krah të tij.

“Qëndrimi jonë, se Nisma përfaqëson vullnetin e të gjithë qytetarëve pa dallime, është mirëpritur edhe nga shumica e përfaqësuesve politik të minoriteteve në Prizren”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Deputetja prizrenase që vjen nga minoritetet, Duda Balje, ditë me parë, ka bërë thirrje që të votohet Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit.

Berisha, ndërkaq ka ftuar komunitetin boshnjak që të mos bien nën ndikimin e kësaj thirrjeje.

Si “kundërpërgjigje”, ai ka postuar këto dy fotografi me Emilia Rexhepi, kandidate e NDS-s për kryetare të Prizrenit, kryetarin e Mamushës, Arif Bütüç, ministrin Rasim Demirin , si dhe ish-deputetin Xhezair Muratin./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me...

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Lajmet e Fundit