Koalicioni “Vakat” ende nuk është përcaktuar se cilit subjekt politik do t’i bashkëngjitet për të formuar Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike Boshnjake Rasim Demiri,i cili në zgjedhjet e 8 qershorit ka garuar në koalicion me “Vakatin”, thotë se janë duke pritur vendimin e Presidentes, se kë do të mandaton për formimin e Qeverisë së Kosovës. Ai tregon se “Vakat” ka realizuar takime me PDK-në dhe koalicionin LDK-AAK dhe Nisma për Kosovë.
“Vakat’ do të pres vendimin e Presidentes Jahjaga,e cila do të caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë së ardhshme,dhe pas kësaj ne do të zhvillojmë takime zyrtare për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje”,thotë ai,transmeton TV Prizreni.
Edhe kryetari i KDTP,Mahir Jagxhillar, ka thënë se janë duke pritur vendimin e Presidentes Jahjaga.”Do të shqyrtojmë mundësin të hyjmë në koalicion me atë subjekt që e mandaton Jahjaga”, Jagxhillar/PrizrenPress.com/