3.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

MINT-i merr vendim për caktimin e çmimit të naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave të tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Këtë vendim, MINT-i ka njoftuar se e ka marrë me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës, duke theksuar se ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botërore.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocentë për litër.

Vendimi hyn në fuqi sot (e martë) dhe mbetet në fuqi për 90 ditë.

“Me këtë rast, MINT-i njofton se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës”, ka njoftuar MINT-i.

Më Shumë

Valdet Hoxha: Liderët politikë mund të jenë pajtuar në heshtje për zgjedhje

Avokati Valdet Hoxha ka reaguar ndaj situatës së krijuar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kandidaturat e shpallura deri më tani...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale të nxënësve në Prizren

KRU "Hidroregjioni Jugor" dhe Shkollës së Mesme Teknike, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të angazhimit të...

Lajmet e Fundit