Miratohet buxheti i Prizrenit

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit, anëtarët e Kuvendit votuan buxhetin e Komunës për vitin 2023. 

25 anëtarë të kuvendit votuan për.

Sipas njoftimit të komunës, është punuar me përkushtim të madh që buxheti t’i dërgohet me kohë Kuvendit Komunal dhe anëtarëve të tij.

“Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore ashtu siç kërkohen me ligje dhe udhëzime administrative. Për përgatitjen e buxhetit janë mbajtur 9 dëgjime buxhetore, 1 dëgjim buxhetor është mbajtur edhe nga Komiteti për Politikë dhe Financa”, thuhet në njoftim.

“Falënderojmë të gjithë qytetarëve për pjesëmarrje në dëgjime buxhetore dhe për kërkesat, komentet e sugjerimet e tyre”.

“Për organizimin e dëgjimeve buxhetore, zyrtarët përgjegjës kanë përgatitur raport me të gjitha detajet i cili është i publikuar në uebfaqen e Komunës, në rubrikën “Dëgjimet Buxhetore””.

“Falënderojmë të gjithë anëtarët e Kuvendit për votimin e buxhetit, i cili përmes projekteve të ndryshme do t’i prekë të gjithë qytetarët. Urime gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit!”/ PrizrenPress.com

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit