Miratohet projektligji për shpronësim të pronës së paluajtshme dhe tri vendime për pronat me interes publik

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Shpronësim të Pronës së Paluajtshme.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ky projektligj është hartuar sipas standardeve evropiane.

“Për përgatitjen e këtij projektligji janë konsultuar ekspertë, shoqërisë civile… dhe është konstatuar se në ligjin ekzistues ka shumë mangësi, prandaj ka qenë i domosdoshëm hartimi i të riut ku janë përfshirë edhe institucione nga Kosova dhe përfaqësues të OSBE-së”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më tej janë miratuar edhe tri vendime për shpronësim të pronave me interes publik. Njëra është ajo për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq, ajo për parkun arkeologjik “Ulpiana dhe për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, segmenti Struzhë – kycje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit