19.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Mireille Mathieu, 50 vite në skenë

Mireille MathieuPër recitalin e jubileut të saj, inauguruar dje në mbrëmje, Mireille Mathieu, e cila u duartrokit në fillim të pothuajse çdo kënge dhe shoqëruar nga një orkestër prej 10 muzikantësh dhe tre koristësh, risolli sukseset e saj më të mëdha si “Paris en colère”, “Une Histoire d’amour”, “Acropolis Adieu” dhe “Mille Colombes”.

Me krahët të mbushura me lule, të dhuruara nga adhuruesit e saj në fund të çdo kënge, Mireille Mathieu, shumë e emocionuar, festoi dje në mbrëmje në Olympia, skena parisiane e fillimeve të saj, 50-vjetorin e karrierës.

E përjetshmja “Zonushja e Avinjonit”, e vetmja që këndoi me Charles Aznavour, ambasadori i muzikës franceze, hapi turin e saj me këngën “Quand on revient”, një hit i vitit 1968. “Jam e mrekulluar që iu rigjeta. Ju më keni dhënë zemrën tuaj dhe unë iu kam dhënë timen”, theksoi Mireille Mathieu, e veshur me një fustan të zi me zbukurime dantellash dhe nënshkruar Stephane Rolland.
”Njëqind e tridhjetë albume, 55 milionë singëlla, 1 200 këngë të regjistruara në 11 gjuhë duke përfshirë edhe atë kineze dhe finlandeze”, sipas shtëpisë së saj diskografike. Që prej 28 qershorit 1964, ditë e paharruar, kur ajo fitoi një konkurs muzike, organizuar nga Bashkia e Avionjonit, historia e dashurisë mes Mireille Mathieu dhe publikut të saj nuk u lëkund kurrë.

Ajo në kujtim të Edith Piaf këndoi “L’Hymne à l’amour” dhe “Non, je ne regrette rien”. Këngtarja interpretoi gjithashtu dhe këngë të reja si “Ce n’est rien”, këngë shumë rok që kontraston me repertorin e saj të zakonshëm. ”Thjesht, është këngëtarja më e madhe franceze. Karriera e saj është e jashtëzakonshme dhe interpretimet të mrekullueshme dhe të sinqerta. Në çdo këngë ajo përcjell emocion”, theksoi Jacqueline, një adhuruese e saj. “Që prej kohës së Piaf, askush nuk i ka kënduar dashurisë si ajo”, theksoi Paul, një pensionit nga Mans. Zonjusha e Avinjonit nuk kishte zhvilluar një turne në Francë që prej vitit 2005. Me rastin e jubileut të saj, ajo do të zhvillojë pas Olympias, dhjetëra koncerte të tjera në Francë, para një turneu ndërkombëtar. / KultPlus.com

Më Shumë

Top-shënuesit e dy finaleve të para: Këta lojtarë kryesojnë te Bashkimi e Trepça

Finalet e Superligës së Kosovës në basketboll kanë prodhuar dy ndeshje të forta mes Bashkimit dhe Trepçës, ku janë evidentuar disa prej top-shënuesve më të mirë të...

Pa ujë çdo ditë nga ora 16:00 deri 23:00 në Malishevë – deri në vendosjen e pompave të reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se për shkak të mosfurnizimit të rregullt me ujë në disa zona...

Lajmet e Fundit